Kuçi: Krye-oligarku në largim erdhi në Durrës i shoqëruar me truproja dhe makina sigurie, nga frika që ka

Lëvizja Socialiste për Integrim reagon ndaj takimeve që kryeministri Edi Rama në cilësinë e kandidatit për deputet në Qarkun e Durrësit zhvilloi sot në këtë qark.

Kryetarja e LSI-së për Durrësin, Kontjana Kuçi shprehet se krye-oligarku në largim erdhi sot në Durrës i shoqëruar me truproja dhe makina sigurie të shumta, nga frika e madhe që ka sa herë që shkel në qytetin që ka shkatërruar më shumë.

“Krye-oligarku në largim erdhi sot në Durrës i shoqëruar me truproja dhe makina sigurie të shumta, nga frika e madhe që ka sa herë që shkel në qytetin që ka shkatërruar më shumë.

Pasi bllokoi rrugët, shkaktoi trafik të tmerrshëm, angazhoi bashkinë të pastronte rrugët dhe shtronte me një centimetër zift rreth-rrotullimet 2 milionë eurosh, i braktisur nga njerëzit dhe militantët, e mbylli cirkun e propagandës së tij boshe me një drekë peshku të paguar nga oligarku që kishte sjellë me vete.

Durrësi është makthi më i madh i tij që e lë pa gjumë dhe e bën të dridhet, sepse edhe vetë ai e di që në Durrës do pësojë humbjen më të madhe!

Largimi i tij do nisë në Durrës e do pasojë në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Kontjana Kuçi Kryetare e LSI Durrës.

SHKARKO APP