Kufiri detar me Greqinë, shoqëria civile kërkon referendum

Kryeministri Edi Rama vendosi pak javë më parë, pa konsultim me asnjë faktor institucional në vend, që çështjen e kufirit detar me Greqinë ta përcaktojë Gjykata Ndërkombëtare. Një hap i tillë i qeverisë cilësohet nga ekspertë të së drejtës dhe diplomat, si një gabim strategjik i Shqipërisë. Për këtë arsye, përfaqësues të shoqërisë civile të mbledhur sot në një konferencë, deklaruan se do t’i dorëzojnë Presidentit, Parlamentit dhe Kryeministrit një kërkesë për referendum në lidhje çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Ambientalisti, Sazan Guri, moderoi një konferencë me ekspertë të fushës në Tiranë, të cilët u shprehën se Shqipëria nuk është e përgatitur për tu përballur me Greqinë në Gjykatën e Strasburgut. Specialistë të fushës dhe ish-drejtues të Forcës Detare thanë se në negociatat me Greqinë është lënë në harresë kujtesa historike.

Do të prodhojmë në një nivel rezolute për t’iu drejtuar më pas presidentit, kryeministrit, kuvendit, opozitës dhe vetë popullit për mundësinë e të shprehurit për këtë çështje me referendum specifik, vota e të cilit do të quhet votë sovrani për aq kohë se asnjë nga klasa politike nuk ka këllqe ose janë shumë të vegjël për të mbajtur përgjegjësi kaq të mëdha”,- tha Sazan Guri.

Ai shtoi se është kërkuar bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe shkencore për një ekspertizë. “Kemi kërkuar bashkëpunime të ndryshme me Akademinë e Shkencave por ajo vuan të njëjtën sëmundje bunkerizuese si shteti. Kemi bërë kontakte me gjithë spektrin teknik që nga kuadri juridik deri te ai topografik duke përfshirë brenda historikun, konstatojmë se palët janë goxha të interesuara për të arritur një konkluzion që ne të mos nxitohemi për të shkuar në Hagë sepse jemi të papërgatitur. Ky grup ka aftësi teknike dhe profesionale të pafundme që mund të krijojnë një grup kaq serioz sa mund të debatojë me palën greke në mënyrë shkencore dhe historike”,- deklaroi Sazan Guri.

Rezoluta dërguar institucioneve shtetërore për marrëveshjen me Greqinë

Ne Bashkësia Akademike Rrënjët Tona, të shqetësuar në lidhje me Marrëveshjen e Detit u mblodhëm sot dt. 04.11.2020, ku mbas diskutimeve që bëmë me qytetarë e shkencëtarë të vendit venduam të dalim me një Mendim – Rezolutë, me anë të së cilës i kërkojmë Institucioneve kyç të vendit:

  1. Që t’i lëmë kohë shkallës së njohjes së kësaj problematike, jo të lehtë, e cila ka elemente thelbësore e të rëndësishëm për tu mos u influencuar nga politika e çastit.
  2. Që qeveria shqiptare të jap informacion se deri ku kanë shkuar bisedimet me palën greke?!
  3. Qeveria të deklarojë nëse ka patur plan për zbatimin e detyrave të lëna prej Gykatës Kushtetuese.
  4. Tejdukshmëri të plotë nga ana e Qeverisë shqiptare në të gjitha Institucinet Kushtetuese, të sigurisë Kombëtare dhe palët e interesit të shoqërisë civile.
  5. Arsyet pse Qeveria Shqiptare u pajtua me pretendimet e Qeverisë Greke për zgjerimin e Detit territorial nga 6-12 milje.
  6. Arsyet pse u mor nisma për ta çuar në Hagë, ku mungon objekti i mossmarrëveshjes?!
  7. Të bëhen transparentë të gjitha negociatat, mosmarëveshjet, pretendimet e palës Shqiptare dhe kontestimet e hasura nga ana e palës greke.
  8. Arsyet pse nuk është marrë parasysh Kodi Detar i R.SH, ku midis të tjerave kërkohet bashkë/rendimi i veprimeve midis këtyre Ministrive.
  • Arsyet pse nuk është marrë në konsideratë memoria Institucionale shtetërore që nga krijimi i shtetit shqiptar dhe deri më sot.
  1. Të konsiderohen nga ana e grupit teknik Shqiptar, të gjitha faktet historike, dokumentare, të analizohen të gjitha incidentet.
  2. Arsyet pse nuk është studjuar përvoja dhe dokumentacioni i marrëveshjes me Italine?!
  3. Të kontestohet marrëveshja me Italinë për pjesën e ‘delimitimit’ të hapësirave detare në afërsi të pikës treshe, në perëndim të ishullit Othonoi.
  4. Që edhe nëse i jepet e drejta e miljeve ishujve, ato duhet me patjetër të kenë efekt zero në lidhje me ZEE, sikundër shteti Miamare.
  5. Të reduktohet efekti i ZEE për ishullin e Korfuzit dhe t”i jepet zero efekt ishujve Othonoi dhe Erikuza sa i përket ZEE dhe efekt i reduktuar (3 milje) sa i përket detit territorial
  6. Të denoncohet kërkesa për 12 milje të shtetit Grek.
  7. Të kontestohet zgjerimi i detit territorial ne drejtim të bregut verior të ishullit të Korfuzit, si cënim i hapësirave detare të ZEE të pretenduara nga ana e RSH.
  8. Në kushtet, kur eksperienca shqiptare në ndarjen e detit është 0, të krijohet një Ministri deti, dhe të rikrijohet Akademia detare.
  9. Të investohet nga ana e shtetit shqiptar në krijimin e një grupi ekspertësh teknik dhe ligjor duke patur parasysh se çështjet e kufirit detar janë çështje permanente.

 

SHKARKO APP