Kufizimet me Shqipërinë, Greqia i lë deri më 7 qershor

Masat kufizuese që janë në fuqi për njerëzit që udhëtojnë nga Shqipëria në Greqi mbetet në fuqi siç janë sot deri më 7 qershor, 2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Greqia dhe hyrja në Shqipëri është e hapur për të gjithë mjetet dhe udhëtaret ndërsa dalja nga Shqipëria dhe hyrja në Greqi lejohet vetëm për punëtoret sezonale nga ora 8-16.

“Masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi mbeten në fuqi deri në datën 7 qershor 2021”, shkruan Ambasada. Megjithatë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ministria e Jashtme.

SHKARKO APP