Kufizimi i lëvizjes, policia mjaftohet me këshillime në ditën e parë
Që prej orës 22:00 të së mërkurës hynë në fuqi masat e reja anticovid, të cilat parashikojnë edhe kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00. Policia ka bërë të ditur se gjatë natës së parë është mjaftuar vetëm me këshillime ndaj qytetarëve që kanë lëvizur gjatë kësaj fashe orare, ndërsa theksohet se këto raste kanë qenë të rralla.
Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 612 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 20 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.