Kufizimi i lirive të njeriut, Visha: Nuk kemi një kryeministër të çmendur. Juristi Daci: Jemi në diktaturë!

I ftuar “360gradë” në RTV Ora nga Artur Zheji, avokati Saimir Visha u shpreh se nuk mendoj se kemi një kryeministër të çmendur pasi kufizim të lirive të individit kanë bërë shumë shtete të tjera.

Ndërsa juristi Jordan Daci u shpreh se Shqipëri është në diktaturën e një njeriut të vetëm.

Visha: Këtu nuk duhet t’i jap vlerë ose anti-vlerë një njeriut të vetëm, por akteve normative, të cilat sa janë ato të fuqishme dhe në raport me të drejtat e njeriut ose sa të vlefshme janë me situatën tani. Unë nuk mendoj se mund të ketë një kryeministër të çmendur në situatën e kësaj epidemia, pasi nesër mund të gjejmë të qetë. Kufizimi i lirive të njeriut është pothuajse në çdo shtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Daci: Gjykoj që nga zhvillimet e deritanishme, Shqipëri është në diktaturën e një njeriut të vetëm. Ai ka vetëm një tufë me njerëz përreth që i servilosen tërë ditën dhe janë gati të ngrenë edhe këmbët për të miratuar çdo vendim të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?