“Kufizimi i testit për koronavirusin akt kriminal”, Berisha- Ramës: Ul numrin e të infektuarve, por rrit atë viktimave

Ish- kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar kriminal faktin se jo të gjithë mund ta kryejnë testin për koronavirusin.

Sipas Berishës ky akt i Ramës sot ul numrin e të infektuarve nw shifra, por nesër rrit numrin e të vdekurve nga Covid- 19

STATUSI I SALI BERISHES

Kufizimi i testit per Covid 19, akt i mirefillte kriminal!

Sot me kete akt Edvin Çekap Maska vertet ul me mashtrim numrin e te infektuarve por neser rrit me shumfish numrin e te vdekurve!

Miq, ndalimi i testit per personat potencialisht te infektuar ne krye te epidemise eshte absolutisht nje akt kriminal i mirefillte i Edvin Çekap Maskes dhe Ndrikull Hajni Maskes.

Kjo eshte menyra per te lene ne renie te lire perhapjen e rrufeshme te epidemise.

Ne vend te decentralizimit te qendrave te berjes se testit dhe te testohen te gjithe personat qe kane patur kontakte me te semuret per te ditur se cilet jane te infektuar dhe per ti izoluar ata nga personat e tjere, Edvin Çekap Maska dhe Ndrikull Hajni Maska po aplikojne praktiken kriminale vetem te te semureve me shfaqje klinike te Koronavirusit.

E ndjekur ne krye te epidemise kjo eshte faktuar praktike vrastare.

Studimet me serioze kane faktuar se testimi i te gjithe te dyshuarve eshte praktika me efikase per te frenuar epidemine dhe per te patur nje vdekshmeri shume here me te ulet se sa ne rastin e praktikes qe po adaptojne Edvin Çekap Maska dhe Ndrikull Çekap Maska.

Nga testimi i gjere hiqet dore vetem atehere kur epidemia ka dalle teresisht jashte kontrolli dhe te gjitha forcat perqendrohen ne shpetimin e jeteve te te semurve.

Ne kete kontekst, Shqiperia ka njeren nga pregatitjet me te ulta ne bote.
Ne sot kemi 10-12 here me pak shtreter reanimacioni  se sa vendet e zhvilluara
Ne sot kemi 10-12 here here me pak aparate per frymemarrje te drejtuar se sa vendet e zhvilluara.

Ne deri ne kete moment nuk kemi blere qofte dhe nje aparat shtese per frymarrjen e drejtuar, jetike per shpetimin e te semurve rende me coronavirus. Nderkohe qe edhe sot te gjitha aparatet ekzistuese te frymarrjes se drejtuar perveç 3-4 prej tyre jane te lidhur me te semure te shtruar ne reanimacion me politrauma, goditje cerebrale, helmime difiçite te renda te zemres dhe mushkrive etj

Ju bej thirrje qytetareve jashte çdo paniku te ndjekin rregullat e mbrojtjes nga koronavirusi dhe denoj si kriminale politiken e kufizimit te testit te covid19 te Edvin Mafise si nje praktike çnjerezore qe lehteson dhe mundeson me qellim infektimin dhe perhapjen masive te epidemise, dhe siç eshte faktuar shumfishon ne menyre te padiskutueshme vdekshmerine nga kjo semundje! sb

SHKARKO APP