Kujdes! “Balena blu” ka hyrë dhe në Shqipëri. Ruani fëmijët, lojë e rrezikshme

Kujdes njërëz! Alarmi i lojës “Balena Blu”, lojë që ka çuar drejt vetëvrasjes shumë adoleshentë në mbarë botën, raportohet të këtë “trokitur” edhe në Shqipëri.

Mbrëmë gjatë emisionit “Top Show”, eksperti kundër krimit kibernetik Artan Dashi deklaroi se ekspertët e Interpol-it kanë paralajmëruar institucionet përgjegjëse shqiptare se edhe Shqipëria mund të jetë “tabelë qitjeje e kuratorëve të Balenës Blu”.

“Ekspertet e Interpol na kanë paralajmëruar se Shqipëria mund të jetë tabelë qitjeje e kuratorëve të “Balenës Blu”’, tha ai.Ai sqaroi se kuratori është njeriu që kontakton fëmijët përmes rrjeteve sociale: Facebook, Instagram, kudo dhe i kërkon të luajë një lojë shkruan edhe Express.

Ndërsa psikologia e shkollave Ornela Belba tha se edhe në Shqipëri një fëmijë i 9-vjeçares është kontaktuar nga “Balena Blu”, por fatmirësisht e ëma e pikasi që në fazat e para!

Kjo “lojë” e rrezikshme nis fillimisht me tortura të njëpasnjëshme, si të presësh veten me thikë, të zgjohesh në orën 4:20 të mëngjesit për të parë videot e frikshme që të dërgon kuratori dhe sfida të tjera që fëmijët duhet t’i kryejnë për 50 ditë.

Ndërsa faza finale është ajo e kërkesës që fëmija të hidhet nga tarraca e një pallati.

Kujdes edhe njërëz!

SHKARKO APP