Kujdes në rrugët e Tiranës nga bora dhe akulli
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=wIY-t4N8BNU” width=”560″ height=”315″]
Kujdes nga bora dhe ngricat në Tiranë. Bora e rëndë mbrëmjen e djeshme e ka zbardhur kryeqytetin, por jo vetëm kaq. Ajo ka sjellë edhe probleme me qarkullimin e makinave. Kjo edhe për shkak se shoferët nuk janë mësuar të udhëtojnë në kushte të tilla.
Por disa prej zonave në Tiranë janë të rrezikshme për të qarkulluar dhe rekomandohet që lëvizja e mjeteve të bëhet me zinxhirë për shkak të borës dhe akullit në rrugë.
Kështu gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka pasur probleme dhe bllokime të akseve rrugore në zonat prej Vorës tek Kthesa e Kamzës, bllokime dhe akull ka dhe në Sauk, te zona e Kodrës së Diellit, në rrugën drejt Dajtit e zona të tjera.
Ndërkaq prezencë bore dhe akulli ka në të gjitha rrugët e Tiranës.


