Kujdes, pamje shumë të rënda nga vrasja e studentes

Autori i vrasjes së studentes 21-vjeçare Ariela Murati po mbahet në jetë vetëm nëpërmjet aparaturave mjekësore.   Mjekët japin pak shpresë, pasi plumbi me të cilin qëlloi veten në kokë i ka shkaktuar plagë të pashërueshme.

Një video e mbërritur në redaksinë e emisionit “Stop” në TV Klan tregon momentin menjëhere pas krimit.

Nga pamjet shihet se trupat e Aldison Belulajt dhe studentes së juridikut që ai i mori jetën, ndodhen ngjitur me njëri-tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Provë kjo, që sipas ekspertëve të kriminalistikës, tregon se menjëherë pasi ka shtënë mbi Arielën, ai ka qëlluar edhe veten.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në video shihet se si një efektiv i policisë i heq armën nga dora, ndërsa ai vazhdon të lëvizë.

Motra e Arielës dhe një shoqe e saj që ndodheshin aty, lëvizin të shokuara, ndërsa 21-vjeçarja ka mbetur e vdekur në vend.

Policia po heton mbi disa të dhëna se 23-vjeçari e ka përndjekur prej kohësh studenten dhe se vrasjen e kishte planifikuar, pasi pak ditë më parë kishte blerë edhe një pistoletë.

Për të parë videon shtyp shigjeten dhe me pas te Watch on Youtube

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?