Kujdes! Stuhia në Tiranë, pema shkëputet e bie mbi një automjet të parkuar
Në një nga rrugët pas Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, (afër SHPAR) një pemë është dëmtuar nga furtuna dhe ka rënë mbi një automjet të parkuar anës rrugës.
Siç duket edhe nga fotot pema i ka shpëtuar shkuljes nga rrënjët, por një prej degëve të saj është shkëputur nga trungu për t’u rrëzuar, duke bllokuar edhe trotuarin e këmbësorëve.
Për fat të mirë në atë moment nuk ka pasur kalimtarë në ecje e sipër, duke mos shkaktuar të lënduar.

KOHA JONË SONDAZH

