Kujdestaria e fëmijëve i kalon tezes, ja ç’do ndodh me familjen e Fildesit

2 fëmijët e gjyqëtares Fildes Hafizi, tronditën opoinion publik me rrëfimin pas vrasjes së nënës së tyre. Por çfarë do të bëhet me ta? Bashkia e Tiranës ka qenë e para e cila ka ndërmarrë hapa konkretë për të ndihmuar dy fëmijët e gjyqtares të mbetur jetimë të cilët jetojnë së bashku me gjyshërit e tyre në një banesë të vjetër me qira.

Mësohet se përfaqësues të Bashkisë së Tiranës kanë vizituar familjen e së ndjerës Fildes Hafizi, ku janë njohur me kushtet e vështira ekonomike.
Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, është angazhuar që të plotësojë dokumentacionin për heqjen e kujdestarisë së babait që është në burg dhe dhënien e kujdestarisë me vendim gjykate tezes së fëmijëve.

Nga dhënia e kujdestarisë do të përfitojë secili prej dy fëmijëve nga 9 000 lekë në muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, ata do të zhvendosen edhe në një tjetër shtëpi me qira, e cila do të paguhet tërësisht nga ana e Bashkisë së Tiranës, ndërkohë në bashkëpunim edhe me donatorët, do të bëhet edhe mobilimi i shtëpisë së re ku do të jetojnë fëmijët, pasi të gjitha pajisjet aktuale ishin tejet të amortizuara. Ndërsa në bashkëpunim me donator privat, fëmijëve u është siguruar transporti falas për në shkollë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?