Kujt i ka shërbyer kjo zvarritje? Analisti Mërtiri: Berisha fitoi betejën me PD-në zyrtare

Analisti Ergys Mërtiri këtë mbrëmje flet për vendimin e Gjykatës së Lartë për logon dhe vulën e PD-së, si dhe situatën brenda kësaj partie.

Mërtiri u shpreh se Sali Berisha ushtroi presion mbi grupin zyrtar të PD-së dhe se e fitoi këtë betejë brenda partisë. Për sa i përket zvarritjes së procesit, ai argumentoi se kjo “i shërbeu po sërish Berishës, i cili me këtë sebep mori selinë”.

“Kujt i ka shërbyer kjo zvarritje? Gjatë kësaj kohë ka ndodhur që Berisha ka bërë presion mbi grupin e PD zyrtare. Ai grup ishte i përçarë ndërkohë Berisha shtrinte ndikimin e vetë. Mori dhe selinë me këtë sebep. Brenda një viti u shpall si opozitë të vetme. Përçarja bëri punën e vetë, një pjesë shkoi te Berisha. Ia falën Berishën përfaqësinë e partisë. Berisha fitoi betejën me PD-në zyrtare”, u shpreh Mërtiri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?