”Kujt i prishet gjiza nëse na njeh apo jo Rama si opozitë”, Korreshi: Ra republika kryeministrore
Deputeti i Rithemelimit, Saimir Korreshi ka komentuar zhvillimet politike në vend pas arritjes së paktit për normalizimin e jetës parlamentare. Korreshi u shpreh se me marrëveshjen e arritur nuk ndodhi gjë veçse “ra republika kryeministrore” dhe PS respektoi Kushtetutën.
“Kujt i prishet gjiza se na njeh apo nuk na njeh ne Rama. Le ta mendojë si të dojë”, u shpreh Korreshi. “PS nuk bëri gjë veçse respektoi Kushtetutën. Ra republika kryeministrore dhe nga ana tjetër as karamele as rrogë shtesë nuk na dha, por respektoi Kushtetutën. Ne nuk kemi asgjë më tepër përveç se sa nisjes së jetës normale parlamentare.
Janë 650 mijë persona që nuk e kanë dashur këtë mazhorancë, nuk janë të gjithë për t’u trajtuar si non-grata. Zoti Berisha e ka atë mbi kurriz, por deputetët e tjerë nuk e kanë dhe kanë firmosur për këto komisione.
Kujt i prishet gjiza se na njeh apo nuk na njeh ne Rama. Le ta mendojë si të dojë, ai e di shumë mirë. Mendoj se Rama është frikacaku më i madh nga bashkimi opozitar. Ai ka dashur gjithë kohën dhe ka hedhur benzinë që ta bëjë çorap opozitën. Gjithë kohës e ka bërë për të na mbajtur të përçarë”, u shpreh ai mes të tjerash.