Kujt iu refuzua azili nuk hyn në Gjermani. Rekomandim vendeve Shengen

 

Vendimi është bërë me dije të premten nga Zyra Federale per Migrimin dhe Refugjatet.Kreu i kësaj zyre, Manfred Shmid, teksa foli nga Nurembergu tha se vendimi ka hyrë në fuqi prej datës 1 gusht dhe një masë të tillë pritet ta ndërmarrin dhe shtetet e tjera te Shengenit si Norvegjia, Islanda, Zvicra e Lihtenshtejni.

 “Nga 1 gushti ne kemi kompetencën të ndërhyjmë tek e drejta e qëndrimit, dhe të vendosim bllokimin e hyrjes në Gjermani dhe një ndalim qëndrimi për të gjithë hapësirën e Shengenit, po qe se kërkesa e këtyre azilantëve për azil është qartësisht e pabazë. Një të huaji të dëbuar apo rikthyer në vendin e tij nuk do t’i lejohet hyrja në Gjermani për maksimalisht pesë vjet. Këto sanksione, të bazuara në reformimin e fundit të ligjit për të drejtën e qëndrimit në Gjermani, mund të prekin jo vetëm azilkërkuesit nga Shqipëria, Kosova e vende të tjera të Ballkanit, por edhe nga Gjeorgjia e Tunizia. Ndërsa të huajt që janë të integruar mirë në Gjermani dhe deri më tani kanë qenë vetëm me “Duldung” “të toleruar” për një kohë të caktuar do të mund të qëndrojnë në Gjermani”.

Një masë e tillë sipas tij merret për parandalimin e atyre personave që do të tentojnë sërish për t’iu drejtuar Gjermanisë, apo ndonjë shteti tjetër të zonës Shengen në kërkim të azilit.

“Me këto masa ne u dërgojmë një sinjal të qartë njerëzve në vendet e origjinës. Po qe se ti i hyn rrugës së kërkimit të azilit, atëherë me shumë gjasa, ti nuk ke më shans të hysh në mënyrë legale në vendin tonë”.

Berlini zyrtar ka nisur kthimin me procedure te përshpejtuar te emigranteve. Me herët është njoftuar se pjesa dërrmuese e kërkesave per azil do te refuzohen.

Vetëm ne gjashtëmujorin e pare te vitit 2015, te paktën 30 mije shqiptare kane aplikuar për azil ne Gjermani.

SHKARKO APP