Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 09:56 Wolff: “Për ekipet e tjera Kimi nuk e meritonte F1: Kemi investuar 10 milionë për të ndërtuar një kampion” Historia e suksesit të Kimi Antonellit është një rrugëtim nëntëvjeçar, i cili ka kaluar nëpër faza delikate, ditë të vështira dhe vendime të diskutueshme.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kujtesë për kryeministrin dhe ministren e Shëndetsisë/Prof. Dr. Rifat Frashëri , “ministri” i parë i Shëndetësisë së Shtetit Shqiptar

Aktualitet E shtunë, 15 Nëntor 2025 08:12
Kujtesë për kryeministrin dhe ministren e Shëndetsisë/Prof. Dr. Rifat Frashëri , “ministri” i parë i Shëndetësisë së Shtetit Shqiptar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shkruar nga Saimir Kadiu

“Ministri” i parë i Shëndetësisë së shtetit shqiptar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Para 10 minutash
Shkolla “Abdyl Paralloi”, një tjetër investim për përmirësimin e kushteve në arsim

Shkolla “Abdyl Paralloi”, një tjetër investim për përmirësimin e kushteve në arsim

Para 54 minutash
Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij

Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij

Para 1 ore

Prof. Dr. Rifat Frashëri, mikrobiolog e virolog i shquar bashkautor me kolegë të Institutit Paster në Paris, i disa zbulimeve të rëndësishme për shëndetësinë botërore në fushën e virologjisë dhe të vaksinave, sidomos kundër epidemive të Lisë dhe të Tërbimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në Kongresin e Lushnjës më 23 janar 1920, Prof. Dr. Rifat Frashëri u emërua në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë shqiptare (pararendëse kjo e një ministrie të mirëfilltë shëndetësie).

Ai njihet si shkencëtar dhe akademik me emër në Europë, në universitetet turke e franceze. Ishte patriot i shquar, mik dhe i afërt me vëllezërit Frashëri.

Vdiq në Shqipëri, 91 vjet më parë, më 15 NËNTOR 1934.

Prof. Dr. Rifat Frashëri lindi në vitin 1862, rridhte nga frashërllinjtë e shquar të Dangëllisë së Përmetit. Pasi mbaroi shkëlqyeshëm gjimnazin në Galatasaray dhe fakultetin e Mjekësisë të Stambollit në vitin 1888 u emërua mjek në spitalin ushtarak të Shkodrës, ku punoi deri në vitin 1897 dhe tregoi aftësi të mëdha profesionale gjatë epidemisë së lisë në Tuz.

Mendohet që në vitin 1897 ai u kthye si mikrobiolog në Institutin Bakteriologjik të Stambollit ku, bashkëpunoi me bakteriologun francez Maurice Nicolle, specialist në “Pasteur Institute”, për prodhimin e vaksinës kundër lisë.

Në vitin 1899 emërohet nëndrejtor e pas disa vjetësh drejtor i Institutit Bakteriologjik të Stambollit, kryeqytet i Perandorisë Osmane.

Pikërisht në këtë kohë, një punë e thellë studimore dhe një bashkëpunim i frytshëm me bakteriologun francez Prof. Paul Remlinger i shpuri ata në një nga zbulimet më të mëdha të mikrobiologjisë dhe mjekësisë botërore të kohës, në zbulimin se tërbimi në kafshë e njerëz shkaktohej nga një “virus filtrues”, një zbulim që e bëri emrin e tij të pavdekshëm në historinë e mjekësisë dhe mikrobiologjisë botërore.

Zbulimin e tyre ata e njoftuan në një mbledhje të Shoqatës së Biologjisë (Societe de biologie) në Paris dhe e botuan në vitin 1903, në “Aktet” e kësaj shoqate. Pas shpikjes së parë shkencëtari shqiptar Rifat Frashëri u emërua profesor në Universitetin e Stambollit.

Në vitin 1903, vetëm 5 vjet pas zbulimit të të parit virus shkaktar të një sëmundjeje infektive te kafshët (virusi i aftës epizootike) nga Friedrich Loeffler dhe Paul Frosch dhe tre vjet pas zbulimit të virusit të etheve të verdha, në Institutin Bakteriologjik të Stambollit Rifat Frashëri dhe Paul Remlinger zbuluan të parin virus që shkaktonte sëmundje në njerëz e në kafshë, virusin e tërbimit.

Zbulimi ishte rezultat i një kërkimi të planifikuar për të vërtetuar një hipotezë paraprake të zbuluesve (mbi mundësinë e ekzistencës së një shkaktari të tillë), që u ngrit duke u bazuar në faktin që deri në atë kohë kësaj sëmundjeje të studiuar relativisht mirë nga pikëpamja klinike, anatomopatologjike, mikrobiologjike dhe imunologjike, nuk kishte qenë e mundur t’i gjendej shkaktari.

Zbulimi nxiti kërkime intensive edhe për gjetjen e shkaktarëve të tjerë viralë të sëmundjeve infektive të njeriut. Zbuluesit Rifat Frashëri dhe Paul Remlinger, krahas Walter Reed etj., hodhën themelet e virologjisë mjekësore. Zbulimi u krye në Institutin Bakteriologjik të Stambollit. Mungesa e një mjedisi shkencor të standardit të kohës në këtë Institut nxjerr më në pah madhështinë e zbulimit, njohuritë dhe aftësitë e zbuluesve Rifat Frashëri dhe Paul Remlinger.

Me këtë zbulim shkenca shqiptare për herë të parë në historinë e shkencës moderne del në ballin më të përparuar të kërkimit shkencor eksperimental e dha një kontribut udhëhapës, në zhvillimin e mikrobiologjisë.

Shkencëtari jetonte me hallet e mëmëdheut, punoi gjatë e me pasion për zgjimin kombëtar. Që në moshën 16-vjeçare u caktua sekretar i Kuvendit të mbledhur në Frashër nga Abdyl Frashëri dhe në vazhdimësi mbajti lidhje e bashkëpunoi me patriotë të shquar të Rilindjes, sidomos me Naim dhe Sami Frashërin.

Në kohën e emërimit në universitet profesori intensifikoi veprimtarinë e tij patriotike kombëtare. Ai u zgjodh dhe kreu për mjaft kohë detyrën e kryetarit të organizatës patriotike shqiptare “Bashkimi” në Stamboll.

Shkencëtari shqiptar përbuzi kërkesën e autoriteteve turke për të marrë pjesë në një komision që do të shkonte në Shqipëri për pengimin e shpalljes së pavarësisë, duke i thënë hapur, ballë për ballë Talhat Pashës (kryeministër) se ai vetë ishte gjak shqiptari dhe se do t’i nxiste shqiptarët për të shpallur pavarësinë.

Për këtë veprimtari patriotike Prof. Dr. Rifat Frashëri, në vitin 1913, u përjashtua nga Universiteti i Stambollit.

Për disa kohë mbeti i papunë. Më pas u dërgua në një gjendje gjysmë internimi në Tripolis (Turqi) e më vonë si kryetar i bashkisë së atij qyteti.

Pas Luftës së Parë Botërore, qëndroi pak kohë në Stamboll e në vitin 1920 me ftesën e qeverisë shqiptare erdhi në Shqipëri dhe u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Shëndetësisë (me atributet e një Ministri të kohëve të sotme) post që e mbajti deri sa doli në pension.

Zbulimi i Rifat Frashërit është një nga kontributet më të mëdha të shkencës shqiptare në zhvillimin e shkencës botërore. Karriera shkencore e R. Frashërit u ndërpre herët, për shkak të ndjekjeve nga autoritetet turke. Edhe me kthimin në Atdhe, ai nuk gjeti kushte të përshtatshme pune në fushën e mikrobiologjisë, ndërsa projekti i tij për një qendër shqiptare të kërkimeve mjekësore, mbeti vetëm një ëndërr e bukur gjatë gjithë jetës së tij.

Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis në korrik të vitit 2000 e nderon Prof. Dr. Rifat Frashërin me “Mirënjohje” për kontributin e tij në shëndetësi.

Në dijeninë time emrin e madh të Dr. Rifat Frashërit e mban një spital i vogël bashkiak (Spitali i Përmetit).

Po të ishte në nderin e shtetit shqiptar që ky emër i madh të nderonte ndonjë institucion të rëndësishëm shëndetësor ose të paktën një rrugë apo shesh në Shqipëri.

Vazhdojmë “mëkatin” e përhershëm të mosvlerësimit të figurave të mëdha të kombit…

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Wolff: “Për ekipet e tjera Kimi nuk e meritonte F1: Kemi investuar 10 milionë për të ndërtuar një kampion”
Para 6 minutash

Wolff: “Për ekipet e tjera Kimi nuk e meritonte F1: Kemi investuar 10 milionë për të ndërtuar një kamp...

Ylli i futbollit Harry Kane, anglezi i parë në 25 vjet që fiton Topin e Artë
Para 7 minutash

Ylli i futbollit Harry Kane, anglezi i parë në 25 vjet që fiton Topin e Artë

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja
Para 10 minutash

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael, a do të sigurojë Netanyahu një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?
Para 24 minutash

Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael, a do të sigurojë Netanyahu një tjetër mandat përballë ish-ushtar...

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 23 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 19 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 12 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 2 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.