Kujtim Gjuzi me mirditorët niset drejt Thethit, kanë një thirrje për Ramën
Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, së bashku me disa mirditorë, janë nisur këtë të martë drejt Thethit në mbështetje të banorëve atje, të cilët prej ditësh janë përplasur me forcat e policisë dhe inspektorët e IKMT për aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje.
Kujtim Gjuzi u shpreh se kryeministri Edi Rama ka bërë një gabim dhe se duhet të dëmshpërblejë një për një të gjithë banorët, të cilëve ua shembi shtëpizat e tyre prej druri.
“Ne si konservatorë jemi përgjigjur thirrjes së Zef Gonajt për të qenë në Theth. Thethi është i thethianëve, i komunitetit katolik dhe nëse ne flasim shqip sot dhe nuk flasim serbisht apo greqisht është pikërisht se këto zona që e kanë mbrojtur vendin.
Të shkosh në Dukagjin dhe të shembësh shtëpitë e të tjerëve pasi u ke thënë shtëpitë do ti gëzoni, kjo nuk quhet vetëm prerje në besë, por kjo është një krim bastard.
Unë nuk kam çfarë ftesë ti bëj Ramës, që zotëria duhet të mësojë dhe të lexojë kanunin e Lek Dukagjinit.
Të dëmshpërblejë të gjithë ku ka vënë fadromë”- tha Kujtim Gjuzi.
Ndërkohë Gjuzi do të marrë pjesë në “Kuvendin e maleve” ku do të flasë.
KOHA JONË SONDAZH

