Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 12:28 Rama: Në Irlandë një “shqipe” doli me vezë, por polici i tha “Stop” dhe ai ngriu! Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat dhe incidentin e ndodhur në Dublin, ku gjatë vizitës së tij në Irlandë protestuesit qëlluan me vezë drejt…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kujtimi dhe vlerësimi për mbretin Zog, detyrim dhe respekt ndaj historisë

Aktualitet E premte, 8 Tetor 2021 17:00
Kujtimi dhe vlerësimi për mbretin Zog, detyrim dhe respekt ndaj historisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ekrem Spahiu

Ahmet Zogu, Mbret i shqiptarëve, për nga statura e tij si personalitet politik, për nga kohëzgjatja e tij në krye të shtetit dhe sidomos për nga momenti krucial historik kur qeverisi Shqipërinë, përbën referencën e domosdoshme të historisë politike të shtetit shqiptar.

Ai u thirr nga koha për t’iu përkushtuar kombit shqiptar dhe Shqipërisë në momente vendimtare historike. Ndërgjegjja e tij kombëtare, e trashëguar nga fisi i tij, e kultivuar nga prindët e tij dhe nga shkollimet që kreu, e bëri atë një luftëtar të madh për çështjen kombëtare.

Ahmet Zogu, përveçse ishte një ndër protagonistët kryesorë për thirrjen dhe organizimin e Kongesit të Lushnjës, pati edhe besimin për sigurimin e tij. Në vlerësim të angazhimit sipëror të tij në këtë ngjarje historike, në qeverinë e dalë nga ai Kongres, Ahmet Zogu u emërua Ministër i Brendshëm. Disa kohë më pas, duke qenë i zgjedhur edhe në funksionin e lartë të Kryeministrit, ai u përball me atentat kundër tij brenda Kuvendit Kushtetues. Por, për të mos lejuar ndërlikimin e mëtejshëm politik të situatës dhe, për rrjedhim, destabilizimin dhe sigurinë e vendit, ai dha shembullin e shtetarit të përgjegjshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke vlerësuar në radhë të parë fatet e vendit, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
Duke patur referencë kërkesat për një shtet demokratik në të cilin vullneti i popullit i përcaktuar me zgjedhje, nuk mund të tjetërsohet në asnjë formë tjetër sikurse ishte rasti i “revolucionit” të qershorit të vitit 1924, Ahmet Zogu, me vendim të qeverisë “Vrioni”, por edhe me përkrahjen e Fuqive të Mëdha, në 24 dhjetor 1924, i riktheu legjitimitetin shtetit. Në vlerësim të këtij kontributi kushtetues, më 6 janar 1925, Këshilli i Naltë e dekreton Ahmet Zogun Kryeministër dhe Ministër të Brendshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këto funksione të larta, Ahmet Zogu dha mesazhin e vlerësuar si nga brënda, edhe nga jashtë vendit se legjitimiteti është referenca e vetme dhe e pazëvendësueshme për një shtet sikurse e kërkonte koha. Kjo i dha mundësinë e rivendosjes së menjëhershme të stabilitetit në vend, duke mundësuar po ashtu, nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake, çka forcoi ndjeshëm pozitat e Shqipërisë.

Mund t'ju interesojë

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë m...

Para 14 minutash
Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje

Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje

Para 36 minutash
Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste ...

Para 1 ore

Shpallja e Shqipërisë “Mbretëri” dhe e Ahmet Zogut “Mbret i Shqiptarëve” përbënte një domosdoshmëri tjetër historike, si e vetmja alternativë për të mënjanuar rreziqet dhe kërcënimet e gjithfarëllojshme, nga brenda e nga jashtë vendit, që iu sulën Shqipërisë midis dy luftërave botërore.

Në këtë mision të lartë, Mbreti Zog I, kreu reformimin e plotë të kuadrit ligjor, të institucioneve dhe gjithë jetës së vendit, konsolidoi rendin dhe sigurinë, krijoi administratën e munguar të shtetit, shenjtëroi pronën private, etj. Me politikat e ndjekura, u garantua lëvizja e lirë me një pasaportë të denjë për të paraqitur identitetin shqiptar në çdo vend të botës, u masivizua arsimi kombëtar, etj. Ishte pikërisht Mbretëria shqiptare që krijoi kuadrin e nevojshëm shtetëror për t’i dhënë individualitet dhe dinjitet institucional besimeve fetare, njësosj siç i gëzonin në vende të tjera.

Vendet perëndimore, midis tyre SHBA, jo vetëm që e njohën menjëherë Mbretërinë Shqiptare, por edhe zhvilluan marrëdhënie gjithnjë në rritje, çka pothuajse i kishin munguar Shqipërisë deri në atë kohë, e madje i mungoi edhe gjysmë shekulli më pas.

Mbreti Zog angazhoi të gjitha potencialet për sensibilizimin e popullit shqiptar, me qëllim që të krijohej një sfond gjithëpërfshirës kombëtar qëndrese ndaj pushtimit fashist italian dhe, ndërkohë, mobilizoi forcat ushtarake dhe ato të xhandarmërisë, me të cilat u organizua qëndresa ushtarake me armë. Ai nuk i la hapësirë tjetër Italisë fashiste, nuk iu dorëzua ultimatumeve të saj, prandaj ajo e planifikoi dhe e zbatoi pushtimin e Shqipërisë vetëm me operacion ushtarak.

Në kushtet e pamundësisë për të ndalur ekspansionin fashist i cili nuk lakmonte vetëm Shqipërinë, Mbreti Zog, pasi mbajti gjallë qëndresën për aq kohë sa ishte e mundur, me vendim të Parlamentit u largua nga vendi, duke besuar në të drejtën juridike ndërkombëtare sipas së cilës, kur pushtuesi pritet me qëndresë të organizuar ushtarake dhe qeveria legjitime nuk dorëzohet, ajo qeveri vijon të ruajë të drejtat legjitime.

Gjatë shpërnguljes së detyruar nga atdheu, Mbreti Zog u mirëprit në disa vende, por qëndrimin më të gjatë, që prej vitit 1941 e pati në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, e cila ishte ndër tre Aleatët e Mëdhenj të luftës kundër nazi-fashizmit. Aty qëndroi deri në përfundim të luftës.

Mbreti Zog ndërroi jetë jashtë Atdheut, të cilit ai i kushtoi jetën. Me rënien e regjimit komunist, i cili synoi të fshijë personalitetin, kontributet dhe trashëgimisë së tij historike e kombëtare, ai është memorializuar e përjetësuar në të gjithë Shqipërinë. Për të gjitha këto arsye, Mbreti Zog I ka qenë dhe do të vijojë të zejë një vend qendror në historinë e Shqipërisë. Ai ndërtoi një shtet modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor. Ai e lidhi të gjithë jetën e tij me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, prandaj përkujtimi i ditëlindjes së tij dhe vlerësimi i personalitetit dhe kontributeve të tij si shtetar i madh, është detyrim dhe respekt për historinë tonë kombëtare dhe shtetërore.

*ish – deputet & kryetar i PLL

Etiketat e lidhura

Ekrem Spahiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Në Irlandë një “shqipe” doli me vezë, por polici i tha “Stop” dhe ai ngriu!
Para 2 minutash

Rama: Në Irlandë një “shqipe” doli me vezë, por polici i tha “Stop” dhe ai ngriu!

Edi Rama: U kuturisën të ngrinin një paralele mes Beogradit dhe Tiranës….
Para 10 minutash

Edi Rama: U kuturisën të ngrinin një paralele mes Beogradit dhe Tiranës….

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën
Para 14 minutash

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë më shumë sesa Uk...

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze
Para 29 minutash

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 12 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 15 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 16 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.