Kukan mesazh nga Beogradi: Marrëdhëniet shqiptaro-serbe, të rëndësishme për rajonin

Marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Serbisë ka ndikim pozitiv në të gjithë rajonin, u shpreh europarlamentari Eduard Kukan sot në Beograd.

Në fjalën e tij gjatë konferencës ndërkombëtare me temë “Serbët dhe shqiptarët – Në cilin drejtim?”, e organizuar nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), Kukan nënvizoi se konferenca zhvillohet në kohën e duhur dhe rezultati i saj mund të jetë një kontribut pozitiv për të gjithë rajonin.

“Nëse ekzistojnë probleme në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë, atëherë ekzistojnë probleme më të mëdha në rajon”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kukan tha se Brukseli i percentonte këto marrëdhënie në një kontekst rajonal.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Askush nuk ka dyshim që Serbia dhe Shqipëria janë aktorë të rëndësishëm në rajon”, theksoi ai, duke shtuar që të dy vendet konsiderohen si pjesë e procesit të integrimit dhe zgjerimit të Bashkimit Europian.

“Ne e dimë që është e domosdoshme që ky proces të vazhdojë”, deklaroi Kukan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?