Kukës, kapen 26 klandestinë
Aktualitet E Premte, 1 Tetor 2021 12:30
Policia e Kukësit ka shoqëruar në komisariatin e qytetit 26 irakianë.
Mësohet se ata erdhën në qytetin e Kukësit gjatë pasdites së sotme me qëllim kalimin në mënyrë ilegale të kufirit Shqiperi – Kosovë përmes Morinës.
Ata ishin 13 burra, 5 gra dhe fëmijë të moshës 4 -13 vjeç.
Policia po punon për zbardhjen e ardhjes së tyre dhe po i interviston aktualisht.
KOHA JONË SONDAZH

