Kukës, raportohet për rënie inertesh dhe gurësh në aksin Dushaj–Lekbibaj

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu të shoqëruara me erëra të forta, ndërsa në zonat malore kanë nisur reshjet e borës. Aktualisht rruga është e qarkullueshme, ndërsa mjetet borëpastruese të kompanisë mirëmbajtëse ndodhen në terren për kriposje dhe pastrim të segmentit.

Subjekti kontraktor që ka në mirëmbajtje rrugët nacionale në Tropojë bën me dije se si pasojë e reshjeve ka pasur rënie inertesh dhe gurësh në aksin Dushaj–Lekbibaj. Nga kompania “Florida” po punohet për pastrimin dhe kthimin në normalitet të këtij aksi rrugor. Qarkullimi i mjeteve nuk është penguar.

Deri më tani nuk raportohen problematika të tjera, por drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes. Në rrugët nacionale ka prani lagështie për shkak të reshjeve të shiut, ndërsa në segmentet malore haset borë në disa zona të caktuara. Kujdes i shtuar kërkohet edhe në rrugët rurale të qarkut Kukës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?