Kukësi fiton për herë të parë Kupën e Shqipërisë

Për të parën herë në historinë e tij Kukësi ka fituar Kupën e Shqipërisë. Një ndeshje me shumë tension dhe emocion njëkohësisht, por që u finalizua me triumfin e Kukësit, që mposhti kurbinasit pas ekzekutimit të 11 metërshave.

Skuadra e Kukësit ka fituar me anë të penalltive me rezultatin 5-3, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Pjesa e parë  u mbyll me rrejta të paprekura, ndërsa Gjyqtari  i takimit  italiani Marko Guida, u detyrua të nxirrte 5 kartonë të verdhë vetëm në pjesën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në pjesën e dytë  Kukësi kaloi në avantazh në minutën e 66 me anë të Karioka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por në minutat shtesë Laçi arriti të barazojë rezultatin me anë të Mitrajt, çka bëri që loja të shkonte në kohën shtesë, por  këtu rrjetat nuk u prekën.

11 metërshat e çuan Kuapën e Shqipërisë në qytetin e Kukësit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?