Kukësi në protestë: Lironi 11 të arrestuarit, Rama ik
Një ditë para se 11 të arrestuarit për protestën në ”Rrugën e Kombit” të dalin në Gjykatën e Apelit, sot qytetarë kanë dalë në mbështetje të tyre duke kërkuar lirimin. Protesta në ”Rrugën e Kombit” u zhvillua për të kundërshtuar taksën e vendosur për të kaluar.
Dëgjohen thirrjet që protesojnë kundër arrestimit të 11 kuksianëve pas protestës në “Rrugën e Kombit”. Deri tani protetsa vijon paqësore.
”Lironi vëllezërit tanë, jo taksë te dera shtëpisë. Rama ik, duhet të lirohen 11 të burgosurit e pafajshëm, të hiqet në mënyrë ligjore trau në “Rrugën e Kombit”. Poshtë plehrat e Serbisë, kto janë plehrat e Serbisë”.
KOHA JONË SONDAZH

