Kuko: Procesi ”Screening” i rëndësishëm për në BE

Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko theksoi në Komisionin Evropian rëndësinë e procesit “Screening”. Kuko nënvizoi se në të përfshihen një sërë fushash si lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër migracionit të paligjshëm dhe lufta kundër terrorizmit. ”Për të cilat në morëm një inkurajim shumë të madh edhe nga ana e Komisionit Europian, të cilët shprehën vlerësimet e tyre për rezultatet e fundit të prekshme të Shqipërisë”,-u shpreh ajo.

Kuko deklaroi se nëse për vendet anëtare procesi është zhvilluar pas çeljes zyrtare të negociatave, me Shqipërinë dhe me Maqedoninë gjithashtu, po zhvillohet shtatë muaj përpara çeljes së mundshme të negociatave.

”Nga njëra anë ky proces mbart një rëndësi të veçantë politike për Shqipërinë për shkak se, përkundër faktit që negociatat pritet të hapen zyrtarisht në qershorin e vitit të ardhshëm, Shqipëria aktualisht ka filluar fazën përgatitore për hapjen e negociatave, ngaqë ‘screening’ në vetvete është faza elementare përgatitore për procesin e negociimit për anëtarësim. Në këtë kuptim Shqipëria nuk ka mbetur në një vakuum politik, por mbase koha në dizpozicion është një kohë në shërbim të përgatitjes thelbësore për procesin e negociimit. Nga ana tjetër ka një rëndësi të veçantë teknike meqenëse procesi i ‘screening’ është procesi i njoftimit fillestar me legjislacionin evropian dhe Shqipëria tashmë është veçse duke i shqyrtuar përmbajtjen e të gjithë kapitujve të legjislacionit evropian që në fund mbase duhet të adaptohen në legjislacionin vendor”,-tha më tej Kuko.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?