Kuksianët, kryetari i FRPD-së Shkodër: Nuk zmbrapsemi
Tre përfaqësues të Forumit Rinor të PD-së, dega Shkodër, u shoqëruan në Komisariatin e Policisë së Shkodrës, të akuzuar për trazirat e shkaktuara në protestën e zhvilluar përgjatë gjyqit të kuksianëve në Gjykatën e Apelit Shkodër.
Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, ndërsa sot kryetari i FRPDs-ë Shkodër, Arvit Bushati, ka publikuar në rrjetet sociale edhe vendimin e Gjykatës së Shkodrës, ku akuzoheshin për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme.
Në statusin e tij në Facebook, Arvit Bushati shprehet se vendimi dhe shpallja fajtor nuk do të ndikoj në zmbrapsjen nga rruga për të kërkuar të drejtat tona. Më konkretisht Bushati shkruan:
“Sot u shpall vendimi!!! Siç kemi qenë në kontakt edhe me parë në lidhje me vendimin e gjykatës së shkallës së parë Shkodër, i marrë në kurriz të të rinjve të FRPD Shkodër, dhe posaçërisht ndaj meje, sot po bëjmë publik vendimin. Shpallja fajtor dhe dënimi me 60.000 lekë të reja nuk ka aspak ndikim në qëllimin e punës tonë. As kjo formë dhe asnjë lloj formë tjetër nuk do shërbejnë që ne të zmbrapsemi nga rruga dhe të drejtat tona”,-shkruan Bushati.

KOHA JONË SONDAZH

