“Kulla e Ndue Përjakut” e vitit 1910 kërkohet të shpallet “Monument Kulture”

Fshati Prull në Lezhë është vend piktoresk nga ku shikohet deti nga Kepi i Rodonit deri në Ulqin. Në Prull ndodhet edhe Kisha katolike e vitit 1402 dhe ku është kryqi më i lartë në Ballkan.
Por atje në Prull ndodhet edhe një kullë historike, “Kulla e Ndue Përjakut”.
Ndërkohë studiusi Paulin Z.Zefi ka shkruar në facebook:
“Pruell, Lezhë (Mirdita Etnografike)
Me miq shumë të mirë, te “Kulla e Ndue Përjakut”, e ndërtuar në vitin 1910, e cila është më e madhja në vendin tonë.
Faleminderit për ftesën dhe mikpritjen, i nderuar Viktor Përjaku!
Vazhdoj të këmbëngul, që ky objekt kaq madhështor, të fitojë statusin si “Monument Kulture”. Këtë rrugëtim e nisëm para 7 vitesh së bashku me gazetarët dhe miqtë e mi të nderuar, Elkier Bushkolaj dhe Elvis Hila.
Shënim: Vetëm ata që kanë lindur dhe janë rritur në kulla mund ta kuptojnë në thelb ndjesinë e veçantë, që të dhurojnë kullat e Veriut të Shqipërisë, këto fortifikata sugjestionuese, simbol i Besës, qëndresës, mikpritjes, bujarisë dhe identitetit tonë kombëtar.

SHKARKO APP