Kulla në Tiranë përplas analistët/ Burimi: Je në metro?! Të të vij turp! Demaliaj: S’kam bërë gjë për turp, ti je…
Analistët Ilir Demaliaj dhe Genc Burimi debatuan për ndërtimin e kullës shumëkatëshe që pritet të ngrihet pas TKOB. Analisti Demaliaj tha se në Shqipëri nuk funksionon drejtësia, ndërsa shtoi se politika është e lidhur me krimin. Në ”News 24”, ai u shpreh se bazuar në deklaratat që Sali Berisha ka dhënë për akuzat që lidhen me të birin, duket se në të vërtetë fshihet ai pas. Kjo sepse sipas Demaliajt, Berisha nuk kundërshton ndërtimin e ”përbindëshit”, por mundohet të gjejë justifikime. Në këtë pikë janë përplasur fort me Genc Burimin, teksa ky i fundit iu drejtua Demaliajt duke i thënë se duhej t’i vinte turp që akuzonte opozitën për atë ndërtim në mes të kryeqytetit dhe jo qeverinë.
Pjesë nga debati:
Demaliaj: Berisha duhej të kishte kërkuar mosngritjen e kësaj kulle. Berisha mundohet të gjej justifikim, duke i bërë thirrje Ramës të revokojë lejen, por kjo nuk është sfidë. Berisha nuk shpjegon pse nuk është e tij. Të gjitha lidhjet të çojnë se ajo është e Shkëlzen Berishës. Pasuritë e këtyre politikanëve dhe familjarëve të tyre janë kriminale.
Burimi: Jam i shokuar nga përmbysja e historisë që i bën zoti Demaliaj. Imagjino që në mes të Parisit të vendoset të bëhet një kullë dhe analistët të mos merren me qeverinë por me opozitën. Jam dakord që Demaliaj është i tmerruar me Berishën dhe e urren atë… qetësohuni njerëz.
Demaliaj: A i përmblodha të gjitha?
Burimi: Mendon se është Berisha që vendos të bëjë një kullë në Tiranë, a je në metro?
Demaliaj: Lejen e ka dhënë qeveria dhe e keqja e kësaj politike është se janë përgjegjës të dy. Nuk përjashtoj qeverinë, por qeveria rri në këmbë se ka këtë opozitë.
Burimi: Jo rri në këmbë se ka mbështetje nga amerikanët e tu… ke apo nuk ke turp që merresh me opozitën dhe jo qeverinë?
Demaliaj: Po të jetë për turp, turp duhet të kesh ti.
Burimi: Turp të kesh, një kullë 200 metër në Tiranë.
Demaliaj: Më lër të flas ore, unë nuk kam bërë ndonjë gjë për turp.
Burimi: Mbron qeverinë dhe njeh korrupsionin.
Demaliaj: Po mjaft mo mjaft, je bërë si ato gjeneratorët….
Burimi: Çlirohu nga Berisha.
Demaliaj: Ti je zar i Berishës.
Burimi: S’ka lindur ai burrë që me jep mua mend. I marr me radhë të gjithë, unë jam me drejtësinë.
Demaliaj: Tregohu pak më i moderuar se vjen nga Franca. Po të them që shkatërrimi që i është bërë Tiranës dhe Shqipërisë ka nisur me Berishën dhe është ngritur në majat më të larta nga qeveria. Sepse e ka në dorë mafia ekonomike.
Burimi: Po, por çfarë bën drejtësia? Unë sot jam për zgjidhje. Duhen reforma radikale, kështu nuk funksionon më.
Demaliaj: Mendoj se po bëhet një hap, por nuk kam besim se krimi dhe qeveria është shumë e lidhur. /Balkan Web/