Kullat vrojtuese, ”Task Forca” në Vlorë bllokon tre plazhe private

Plazhi pranë shëtitores në Vlorë i përket njërit prej 3 subjekteve të cilëve iu pezullua aktiviteti në bregdet për shkak të mungesës së vrojtuesve. Deri më tani janë bllokuar tre plazhe private, pasi nuk kanë plotësuar parametrat e sigurisë.

Një ekip i Task Forcës së ngritur nga bashkia vazhdon verifikimin në 153 plazhe e vijës bregdetare në Vlorë, duke dokumentuar deri tani vendosjen e vrojtuese në 70 prej tyre. Atyre që ende nuk e kanë zbatuar ligjin u bllokohen çadrat dhe shezlone.

Kullat vrojtuese në Vlorë janë vendosur në fund të sezonit të kaluar, por vrojtuesit në shumicën e plazheve hynë në strukturat prej druri vetëm pas masave që u morën pas mbytjes tragjike së tre pushuesve në plazhet e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?