Kulluri: Ftesa e Bardhit shkel principet, kërkon t’i bashkohemi poshtë ballkonit

Grupi i Bashës nuk e quan të sinqertë ftesën nga nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi. Sekretari i marrëdhënieve me publikun i PD-së zyrtare, Ervin Kulluri foli lidhur me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe hapat e ndërmarrë për përballjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me mazhorancën.

Nga “grupi i Bardhit” pati një ftesë indirekte edhe për PD zyrtare, a është një opsion afrimi, bashkëpunimi apo një term tjetër mes PD zyrtare dhe “Rithemelimit” pas këtyre zhvillimeve?

Së pari, grupi i “Rithemelimit” aty ishin në komisionin e reformës zgjedhore e nuk treguan asnjë vullnet për këto reforma. Ne kemi bërë një ftesë që ata të ishin sicc janë të përfaqësuar me vendim të parlamentit, nuk erdhën asnjë ditë të kontribuonin për reformën zgjedhore.

Ftesa e zotit Bardhi është ftesë për të shkuar poshtë ballkonin, që shkonin përbi dhe në konflikt të hapur për t’i shteruar partitë nga parti të babait, kryetarit, monarkut, mbretit, princit, në parti politike që përfaqësojnë njerëzit. Këtu, zoti Bardhi ka tradhëtuar principet e tij, sepse rezoluta e 18 dhjetorit për të hequr dorë nga modeli i të drejtuarit të PD në mënyrë arbitrare.

SHKARKO APP