Kultivim droge dhe dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohen dy persona në Berat dhe Poliçan

Një rast i kultivimit të lëndëve narkotik është goditur së fundmi nga policia e Poliçanit. Në pranga ka rënë N. T 32 vjeç, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike në territorin e fshatit Zhitom i Madh, në pronë publike.

Si pasojë e ngjarjes është proceduar në gjendje të lirë Q.Q, 63 vjeç, banues në fshatin Zhitom i Madh me detyrë Kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Ndërkohë nga policia e Beratit është arrestuar E.H. 31 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në flagrancë duke ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Poliçan/Skrapar

Swiss Digital Mobile Reklama

Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike.

Proçedohet në gjendje të lirë Kryeplaku i fshatit.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë Poliçan në bashkëpunim me DVP Berat në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Zhitom i Madh, në pronë publike, bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Poliçan proçeduan në gjendje të lirë shtetasin:

Q.Q, 63 vjeç, banues në fshatin Zhitom i Madh me detyrë Kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi N.T 32 vjeç, banues në fshatin Zhitom i Madh, si autori i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës narkotike”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?