Kultivimi i kanabisit vijon. Vetëm në Krujë 332 procedime për këtë vepër penale, shifër e përafërt me atë të vitit 2016
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë përpjekur përpjekur të minimizojnë fenomenin e kultivimit të kanabisit në vend. Madje, vetë numri një i dikasterit blu, Sandër Lleshaj ka deklaruar në daljet e tij publike, se ky fenomen është i vdekur.
Por duket se shifrat flasin kundër tyre. Vetëm në rrethin e Krujës, rezulton se janë shkatërruar një numër i madh parcelash me kanabis. Kjo provohet nga numri i lartë i procedimeve penale të regjistruara përgjatë 2020 nga prokuroria e Krujës.
Në dhjetë muajt e këtij viti, janë regjistruar pranë këtij institucioni 332 procedime penale për “kultivim të lëndëve naerkotike”. Në një pjesë të procedimeve, prokuroria ka emra konkret të personave të dyshuar, të cilët janë përfshirë ne veprimtarinë e paligjshme, ndërsa rastet e tjera janë regjistruar cështjet, por ende nuk ka asnjë të dyshuar.
Burime të besuara thanë se shifra është e përafërt me 2016, ku numri i cështjeve hetimore që lidheshin me kanabisin, shkonin diku pak më shumë se 400 të tilla. Por asokohe, Shqipëria rezultoi të ishte mbjellë nga veriu në jug me kanabis sattiva, fenomen që u kthye në shqetësues për partnerët. Por ndryshe nga 4 vite më parë, hetuesit thonë karakteristikë kanë parcelat me sipërfaqe të vogla.