Kultivimi i mandarinave, fermerët e Konispolit: Ka probleme

Megjithëse ky ishte një prej viteve më të mbarë për prodhimin fermerët e mandarinave flasin për vështirësitë që shkaktoi kërkesa e pastabilizuar e tregut e që për rreth 2 javë e uli çmimin nën nivelin e kostos. Vangjel Zisi nga Mursia thotë se situata, të cilës i shtohen kostot e larta që fermerët kanë prej çmimit të naftës, çmimit të energjisë dhe mungesës së rrugëve drejt parcelave, prek sidomos fermerët e vegjël.

Një tjetër fermer flet për kostot e larta të plehrave kimike, ujitjes, kullimit, konkurrencën prej tregut grek dhe mungesën e kontratave afatgjata me blerësit.

Todi dhe gjithë familja e tij merren prej 8 vitesh me kultivimin e mandarinave. E nisën me 1 hektar dhe tani kanë mbjellë rreth 5000 rrënjë në 8 hektarë tokë. Ai thotë se prodhimi po rritet, cilësia gjithashtu ndërsa fermerët po kuptojnë gjithnjë e më shumë si duhet të funksionojnë në treg por sipas tij ka disa nevoja që nuk zgjidhen me investime private dhe shteti duhet të jetë mbështetës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth 1000 punëtorë nga e gjithë Shqipëria po i përgjigjen ritmit sezonal të punës në Konispol. Janë të paktën 300 familje që janë kthyer në rezidentë të përhershëm prej punës në plantacionet e mandarinave. Në të gjithë territorin e bashkisë së Konispolit aktiviteti kryesor janë agrumet. Numri i rrënjëve të mbjella pritet të dyfishohet përgjatë 10-vjeçarit të ardhshëm gjithashtu edhe prodhimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mandarina e Konispolit del në treg të paktën 2 javë para tregut grek dhe do të përfundojë sezonin e vjeljes rreth mesit të muajit Janarit por fermerët e Konispolit kërkojnë mbrojtje të prodhimit vendas. Sipas tyre fqinjët,fermerët grekë të Igumenicës vijojnë të mbeten konkurrentë të fortë në tregun e agrumeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?