Kultivinin droge, arrestohen burrë e grua në Lezhë

Burrë e grua u arrestuan sot në Lezhë, pasi dyshohet se kishin kultivuar lëndë narkotike në një ambient të hapur në në fshatin Krajën të Lezhës.

64-vjeçari Pjetër Kola dhe gruaja e tij, Dava Kola, 62 vjeçe, do të hetohen për kultivim lëndësh narkotike.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Krajën, Lezhë, në një ambient të hapur janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi P. K., 64 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja D. K., 62 vjeçe, banues në Zejmen, Lezhë, të cilët janë vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

SHKARKO APP