Kultivoi kanabis, shpallet në kërkim i riu! Në pranga kryeplaku i fshatit në Poliçan dhe një person tjetër
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për shkak se akuzohen për shpërdorim detyre, moskallëzim krimi e kultivim kanabisi.
Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Lybeshë, në pronë publike, bimë narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. T, 54 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, me detyrë kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.
S. T, 59 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Moskallzim krimi”.
Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi D.Sh(S), 32 vjeç, banues në Lybeshë, si autori i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës narkotike”
Njoftimi i policisë:
Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Arrestohet kryeplaku i fshatit dhe një shtetas për moskallzim krimi.
Identifikohet autori i dyshuar, një 32 vjeçar dhe vijon puna për kapjen e tij.
Shërbimet e Policisë Poliçan, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Lybeshë, në pronë publike, bimë narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. T, 54 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, me detyrë kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.
S. T, 59 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Moskallzim krimi”.
Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi D.Sh(S), 32 vjeç, banues në Lybeshë, si autori i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës narkotike”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.