Kultivonin kanabis, përfundojnë në pranga dy persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për kultivim të lëndëve narkotike. sipas uniformave blu është prangosur Timo Nushi, 31 vjeç, banues në fshatin Mifol, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu është arrestuar F. A., 53 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, pasi në afërsi të banesës së tjj, në një sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Mifol, Vlorë dhe në fshatin Rexhepaj, Selenicë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Timo Nushi, 31 vjeç, banues në fshatin Mifol, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. A., 53 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, pasi në afërsi të banesës së tjj, në një sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?