“Kumbari i mafies shqiptare, Kadriovski dhe lidhjet me deputetët e PS”
Një deklaratë e ish-kryeministri Sali Berisha sot në Kuvend ka sjellë reagime të ashpra nga Partia Socialiste. Ai tha se Edi Rama ka dyshuar emrin për shkak të një hetimi në Spanjë. Berisha përmendi dhe emrin e Daut Kadriovskit, një personazh i akuzuar për lidhje me trafiqet ndërkombëtare të drogës.
“Le të vijë këtu Edvin Kristaq Rama, për të cilin jam akuzuar mijëra herë se po i ndërroj emrin, ja që del se nuk i kam ndërruar unë emrin por e ka ndërruar ai emrin e tij. Unë pra i kam thirrur atij në emrin e vërtetë. Ai të vijë këtu të tregojë se nga Edvin u bë Edi për shkak të dosjes spanjolle, për shkak të Kardiovskit, për shkak të akuzave të Kadriovskit e shkaqeve të tjera që duhet t’i sqarojë, sepse ai ndërrim emri në një kohë kur pikërisht janë përfolur këto që them unë, në një kohë kur mediat e kanë akuzuar për një krim të tmerrshme në hotelet e Spanjës, në një kohë kur Kadrovski e akuzonte në një letër për të shoqen, Dilën, implikim direkt, janë në media të gjitha këto. Të vijë këtu të thotë ç’është ky ndërrim i emrit. A qëndron tek ky ndërrim emri nënshtrimi dhe poshtërimi i tij para krimit, dhe shndërrimi i parlamentit, qeverisë dhe administratës së tij në një strofull krimi dhe organizatë kriminale”,- tha Berisha sot në Kuvend.
Gazetari Basir Çollaku shkon edhe më tej në këtë çështje kur hedh dyshime se gruaja që përmend Berisha, ka vdekur në mënyrë të dyshimtë në vitin 2001, kur Kadriovsi publikoi një letër në median e kohës. Ai thotë se Kadriovski njohet për lidhje me deputetët e PS.
Ja çfarë shkruan Basir Çollaku:
“Rrefimi i Berishes, Kadriovski dhe vdekja-vrasje e Dile Mirashes. Se paku tre deputet te PS sot ne Kuvend ishin te njohur te afert te tij…
Denoncimi i Berishes ne Kuvend shume interesant dhe pjese e te vertetes qe une di dhe kam shkruar, aso kohe eksluzivisht ne gazetën “Dita”, publikuam letrën e Daut Kadriovskit, ne vitin 2001 ne dy pjese.
Pas botimit te pjeses se pare pa dale ende ne botim pjesa e dyte ne ora 6 te mengjesit vdes ne Tirane, papritur duke pire kafe ne shtepine e saj, Dile Mirasha, e dashura bashkejetuese e Daut Kadriovskit. Nje vrasje si mesazh per heshtje?
Ndoshta. Rrefimi me pas vazhdoi…dhe angazhimi i segmenteve ne PS per ta ekstraduar me emergjence ka qene befasues krejt i pazakonte. Ata sot jane deputete ne Parlamentin tone te dashur. Ka pasur emra shume interesante ne ate leter, si P.A, B,E, ÇM, KK, N, V, etjj shume shumica ne Kuvend ende…dhe serbet kane bere nje liber per Daut Kadriun me titull, “Kumbara i mafies shqiptare”….”.
KOHA JONË SONDAZH

