Kumbaro: Drejt përmbylljes kapitujt 25 dhe 26 të integrimit në BE

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro mbajti sot një konferencë me gazetarët që mbulojnë çështjet e arsimit në media për të ndarë disa prej prioriteteve, arritjeve dhe nismave në arsim.

Kumbaro e nisi komunikimin me përditësimin e punës mbi dy kapitujt e arsimit në përmbushjen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Sa i përket i kapitullit 26, pothuajse kemi përmbushur të gjitha piketat. Konkretisht, është krijuar tashmë me vendim të Këshillit të Ministrave Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar. Kemi Planin e Veprimit për Arsimin Dixhital 2025-2030, ku edhe përmes kronikave televizive ju keni pasur një rol shumë të rëndësishëm në dhënien e këtij informacioni. Është lançuar Baza Shtetërore e të Dhënave të Arsimit të Lartë (SMIAL), e cila është një bazë të dhënash që përdoret prej korrikut të vitit 2025, që gjurmon aktivitetin studimor online nga notat, te klasifikimet”, theksoi Kumbaro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sa i përket kapitullit 25, ministrja Kumbaro theksoi se jemi në fazën e avancimit të plotë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja Kumbaro informoi se “puna për përmbushjen e kapitujve 25-26 vazhdon sipas kalendarit, si pjesë e grupkapitullit 3 të negociatiave me BE-në”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?