Kumbaro e revoltuar: Hedhja e mbeturinave në rrugë krim, do gjobiteni

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka ndarë në rrjetet sociale një video, përmes të cilës denoncon rastin e dy automjeteve në aksin Vlorë – Orikum, të cilat në mbrëmje hedhin mbetjet jashtë koshave.

E revoltuar, ministrja shkruan se veç se turp, hedhja e mbeturinave në rrugë përbën edhe krim mjedisor.

Ajo bën me dije se personat që kanë hedhur mbeturinat jashtë koshit janë gjobitur nga policia për shkeljen që kanë bërë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Turp e faqja e zezë po e po, por është edhe KRIM MJEDISOR! Ja ç’ndodhi në aksin nacional Vlorë-Orikum, ku dy makina private njëra pas tjetrës shkojnë natën si kusarë dhe hedhin mbeturinat jashtë kazanëve pavarësisht se kazanët janë bosh! Me të tilla raste përballen ekipet e pastrimit çdo ditë, nga individë e biznese, që publiken e shohin si tokë pa Zot dhe i hedhin kuturu plehrat, jashtë pragut të tyre

Swiss Digital Mobile Reklama

Por jo më! Faleminderit Policisë së Shtetit që bëri të mundur identifikimin, dhe Policisë Bashkiake që i gjobitën.

Te gjithë duhet të jemi në vëzhgim të rasteve të ngjashme”, shkruan Kumbaro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?