Kumbaro: Interpelancë ”urgjente” për 50 lekë! S’mbahet Divjaka me frymën e shenjtë. Dhori: Karavastaja pa taksa
”Karavastaja pa taksa”, është kryefjala e interpelancës së sotme kërkuar nga deputetja e PD-së, Ilda Dhori me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro. Dhori tha se po taksojnë qytetarët pa të drejtë dhe se askush nuk po mendon më për trashëgiminë kulturore.
”Kërkoni me kokëfortësi dhe padije të bllokohet një rrugë kombëtare. Rruga në fjalë është një rrugë kombëtare. Vetëm disa ditë më parë u rivendos bllokimi në hyrje të rrugës nacionale, vendim arbitrar. Po shkelen ligjet dhe vendimi është në kundërshtim me institucionet. Qytetarët nuk do e pranojnë kurrë këtë nënshtrim që do i bëni. Sot, rruga është e lirë dhe Divjakë krenare dhe dinjitoze të mirëpres pa taksa oksigjeni që zgjedh të vizitojë parkun e plazhin”,-tha Dhori.
Kurse ministrja Kumbaro ironizoi deputeten duke e cilësuar si të kotë emërtimin interpelancë ”urgjente” vetëm për 50 lekë, pasi nuk mbahet një qytet me frymën e shenjtë.
”Jam këtu për një interpelancë ”urgjente” dhe arsyeja është një monedhë 50 lekëshe. Çdo gjë mund të bëhet me 50 lekëshe. Me 5 veta çmimi është 150 lekë, d.m.th. 30 lekë për person. Dhe shifra reduktohet në bazë të personave që janë, pra sa më shumë persona aq më pak paguajnë. Nëse mendoni se çmimet i shpik unë, gaboheni”.
KOHA JONË SONDAZH

