Kumbaro: Viti 2023, viti i Vjosës. Do të vendosim impiante në 7 bashki për ujërat e ndotura

Ministria i Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, po mban një konferencë për mediat ku po bën bilancin e 2022-it dhe objektivat për vitin 2023. Gjatë fjalës së saj, ministrja u ndal tek lumi Vjosa duke thënë se këtë vit pritet të shpallet parku i parë kombëtar i një lumi të egër në Evropë.

Ministrja zbuloi gjithashtu se do të bashkëpunojnë me Greqinë për shpalljen e një parku ndërkufitar pasi kilometrat e para të këtij lumi ndodhen në shtetin fqinj.

Brenda këtij viti do të shpallet me statusin më të lartë të mbrojtjes duke e kthyer në një pasaportë të Shqipërisë në fushën e mbrojtjes së natyrës në të gjithë botën. Në samitin e biodiversitetit në Kanada, Shqipëria mori certifikatën e plotësimit të të gjitha standarteve ndërkombëtare në këtë proces dhe do të ndodhë shpallja e një lumi të egër park kombëtar në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo e bën atë shumë zonë interesante, e promovon. Por fjala është për promovimin e gati një të tretës të Shqipërisë”, u shpreh ministrja. Gjithashtu, ministrja zbuloi se do të mundësojnë pajisjen e të gjitha bashkive që derdhen në këtë lumin Vjosa me impiante të trajtimit të ujërave të ndotura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?