Kume: Fleta e votimit me numra nxjerr më shumë vota të pavlefshme, dëmton kandidatët

Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, eksperti i çështjeve zgjedhore Kristaq Kume u shpreh se me këtë fletë votimi duket se është bërë e tillë për të goditur kandidatët preferencialë në zgjedhje.

Kume: Një problematikë që mund të haset nesër është se numri i kandidatëve që u detyruan partitë u përcaktua nga komisioneri lidhur me numrin minimal, jo maksimal. Kështu si është bërë fleta e votimit, ka shumë mundësi për të pasur më shumë fletë të pavlefshme parapëlqyese, jo për partitë.

Kam ndjesinë se do të dëmtohen kandidatët. Është bërë e qëllimshme në këtë rast nga ata që nuk i kanë dashur listat e hapura. Vota për partinë shkon gjithmonë për të parin e listës. Nuk e di se si do të jetë kur në rastin kur do të votohet kandidati, por jo partia, a do të quhet votë e vlefshme apo jo.

SHKARKO APP