“Kunati i Mimi Kodhelit”, i përgjigjet Gent Ibrahimi: Kam ambicie personale

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u pyet për akuzat e opozitës, të cilat e etiketojë atë si kunat i ish-ministres Mimi Kodheli.

Ibrahimi ka thënë se sheh mes rregullave, duke lënë të nëkuptohet se nuk i merr parasysh akuzat e opozitës.

Ibrahimi: Unë shoh mes rregullave. Keto dy pretendime se une kam konflik interesi se jam angazhuar ne hartimin e rregulla dhe kunati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meço: Ndiheni i paragjykuar, sepse mund të anatemoheni?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ibrahimi: Është një mentalitet i huaj. Ndoshta për njerëz njerëz që vijnë nga njerëz me begraunde kaq të forta saqë diktojnë statusin e njerzëve ndoshta është diçka që duhet marrë parasysh. Unë jam një qenie kozmopolite që kam lindur dhe jetoj në një qytet të madh kam ambicie personale.

Kreu i KLP, shpjegoi nga ana ligjore arsyet pse nuk mund të ndëshkojnë një prokuror dhe dy rastet kur kushtetuta ja jap mundësinë për të sanksionuar një prokuror.

Gent Ibrahimi: Ne nuk mund të ndëshkojmë një prokuror sot. Pse? Sepse nuk ekzistojnë dispozitat ligjore që të parashikojnë shkeljet dhe sanksionet tona. Përjashto rastet ekstreme kur ne zbatojnë direkt kushtetutën e cila parashikon dy rastet kur mund të shkarkohet një prokuror dhe kur mund të pezullohet nga detyra një prokur. Këto janë raste flagrante, shkelje të rënda të integritetit të figurës publike. Ose kur prokurori dënohet me vendim të formës së prerë. Në këto dy raste ne veprojmë, sepse na autorizon drejtpërdrejtë kushtetuta. Shkelje të tjera, sanksione të tjera nuk mund të vendosim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?