Kunati i plagosi gruan me çifte, flet burri: Ik se s’kam punë me ty më tha, pastaj…
Bektash Hoxha, bashkëshorti i Bukuroshe Hoxhës, 66-vjeçares që u plagos me çifte nga vëllai i saj, ka treguar si nisi sherri.
Për mediat, Hoxha tregoi se ngjarja nisi pasditen e sotme, kur kunati i tij, Seit Danaj nxorri çiften. Vetë Hoxha kishte menduar se do të shkonte të gjuante për lepuj, por Danaj kishte qëlluar të motrën.
“Ishim duke qëndruar në këtë pjesë të shtëpisë, ai ishte këtu pranë, i dehur me raki. Nusja e djalit i tha nëse a dëshironte t’i bënte një kafe, ai nuk pranoi. E motra i tha që çfarë ke, s’të bëmë gjë. Ai i tha më keni bërë dëm, ishte me çifte, e kishte të mbushur plot. Çiften e kishte në dorë, se do të shkonte për gjah, mendova se do gjuante lepuj. Ai vazhdimisht thoshte më keni bërë dëm. E motra iu përgjigj ‘se çfarë të kemi bërë, pse të kemi mbajtur me bukë 1` vit e gjysmë?’ Ai vijonte duke thënë ‘më keni nxirë jetën, ik do të vrasë i kishte thënë. E motra iu përgjigj duke i thënë se ‘nëse ke ndërmend të më qëllosh më qëllo’. Nuk ia mori mendja që do të qëllonte me të vërtetë. Unë isha këtu, ai më largoi, më tha s’kam punë me ty, por me motrën time. As mua s’ma mori mendja që do të qëllonte. Ai e qëlloi për ta vrarë,”– tha Hoxha.
KOHA JONË SONDAZH

