Kundër taksës së Rrugës së Kombit – Bizneset në Kukës, Has dhe Tropojë mbyllin për 1 orë dyqanet

Bizneset në Kukës, Has dhe Tropojë kanë mbyllur sot për 1 orë aktivitetin e tyre në shenjë proteste kundër taksës së Rrugës së Kombit.

Sokol Kolgjini, kreu i Shoqatës biznesi për biznesin tha se ky është një precendet kombëtar. Ai apeloi faktorin ndërkombëtar të ushtrojë autoritetin e tij tek qeveria shqiptare për anulimin e taksës.

“Kjo është iniciativa e radhës. Bizneset  mbyllën për 1 orëaktivitin në shenjë proteste për taksën.Mbyllim aktivitetin për 1 orë që të mos na mbyllin udhën për 30 vite. Rajoni i Kukësit nuk ka rrugë alternative. Kjo është taksë e padrejtë. Qëndrimin tonë ua kemi dërguar Ambasadave gjermane, amerikane, përfaqësuesve të BE-së dhe i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar në Tiranë të ushtrojë ndikimin e vet te autoritetet shqiptare për anulimin e kësaj takse. Taksa është precedent kombëtar”.sokol-kolgjini

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?