Kundërpërgjigjet nëna e Parashqevi Simakut

 

Nuk ndalon sherri per çka tha Gjergj Leka. E pyetur nena e Parashqevi Simakut, Zoica, se kur ka folur për herë të fundit me Parashqevinë, ajo shprehet: “Para dy orësh folëm, pasditen e martës. Vajza vazhdon jetën e saj e qetë sëbashku me djalin e saj në SHBA. Parashqevia nuk është aspak e sëmurë sikurse thuhet nëpër media, por ajo vazhdon jetën e saj shëndoshë e mirë. Parashqevia është shumë e kënaqur, pasi jeta po i ecën shumë mirë”

INTERVISTA

Znj. Zoica, kompozitori Gjergj Leka ka folur për karrierën dhe jetën personale të vajzës suaj Parashqevi Simaku. A keni dijeni?

Jemi njohur me deklaratat e kompozitorit Gjergj Leka dhe të them të drejtën, nuk i kemi pritur aspak mirë. Jam shokuar nga çfarë ai thotë për karrierën disavjeçare të vajzës sime, ashtu sikurse për jetën e saj personale. Të merresh me deklarata të tilla, nuk është gjë tjetër veçse humbje kohe, por si nënë jam prekur thellë nga ajo çfarë z. Leka ka thënë për Parashqevinë. Leka në reagimin e tij deklaron se Parashqevi Simaku ishte e privilegjuar mes kolegeve edhe për shkak të pamjes fizike dhe jo vetëm për vokalin e saj… Të jeni të sigurt se Parashqevi Simaku ka pasur dhe vazhdon të ketë një talent të jashtëzakonshëm në të kënduar. Nuk është aspak e vërtetë se Parashqevia ishte e privilegjuar për shkak të paraqitjes së saj fizike, por prej vokalit dhe talentit të madh që ajo kishte. Jetën e saj artistike Parashqevia e ka ndërtuar falë punës, pasionit dhe talentit që ajo zotëronte. Artist më të mëdhenj se Gjergj Leka e kanë vlerësuar Parashqevinë ndër vite dhe vlerësimi me disa çmime të para i është dhënë në bazë të meritës e performancës dhe jo për bukurinë. Leka ka deklaruar se Parashqevia nuk ishte më e mira në këngë, i është dhënë më shumë sesa meritonte.

Si e komentoni?

Unë nuk jam kompozitore për të përcaktuar se kush ishte këngëtarja apo këngëtari më i mirë, por titujt dhe çmimet nuk besoj se kanë nevojë shumë për koment. Një juri vendoste dhe vlerësonte si performancën, këngën dhe artisten apo artistin që dilte në skenë. Kështu që më mirë se juria nuk mund të vlerësojë askush. As unë dhe as Gjergj Leka nuk mund të dalim mbi vendimin e profesionistëve apo preferencat e publikut, që sa herë që Parashqevia këndonte, e duartrokiste pa fund…

SHKARKO APP