Kundërshton gjobën ndaj të vëllait për parkimin, fyen dhe godet policin
Vendosja e gjobës për parkim të gabuar ka përfunduar në përplasje fizike mes një qytetari në Durrës dhe efektivit të rrugores.Ngjarja mësohet se ka ndodhur të mërkurën e 11 janarit 2016, në lagjen Nr.6 të Durrësit.
Shtetasi Marjus Dalipi ka goditur Punonjësin e Policisë të Qarkullimit Rrugor E.K. ndërsa vëllai i tij, shtetasi A.D. ka kundërshtuar punonjësin e policisë për ta shoqëruar në ambientet e Komisariatit.
Konflikti ka nisur si rezultat i parkimit të gabuar të automjetit nga shtetasi A.D.
“Punonjësi i Qarkullimit, në zbatim të proçedurave ligjore i ka vendosur masë administrative, e cila është kundërshtuar nga shtetasit e mësipërm, duke fyer dhe goditur më pas punonjësin e policisë”informon policia.
Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të 30 vjeçarit Marjus Dalipit, ndërsa ka filluar procedim në gjendje të lirë për të vëllain, A.D 26 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik” në bashkëpunim.

