Kuotat e Veliajt zbresin në nivelin 55%

“Rreth 40% e popullsisë urbane të Tiranës mendon se drejtimi ku ka punuar më mirë Bashkia në 10 muajt e parë të mandatit të Veliajt është pastrimi (26% e të anketuarve zgjodhën këtë opsion kur u pyetën dhe 14% deklaruan se çdo gjë është bërë mirë)”…

Nga Eduard Zaloshnja/

Në vazhdën e sondazheve në disa bashki të mëdha të vendit (të financuara nga fondacionet gjermane Konrad Adenauer Stiftung dhe Friedrich Ebert Stiftung – njëri i djathtë e tjetri i majtë), zhvillova ditët e fundit një sondazh me 1000 votues urbanë të Tiranës (maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: plus/minus 3%), nga i cili rezultoi se 55% e tyre janë të kënaqur me punën e Bashkisë, qysh kur në krye të saj erdhi Erion Veliaj, ndërsa 38% janë të pakënaqur (7% kishin opinion asnjanës).

Swiss Digital Desktop Reklama

Të përkthyera në numër votuesish për të gjithë territorin e Bashkisë, këto përqindje tregojnë se rreth 210 mijë votues janë të kënaqur me punën e Bashkisë dhe rreth 150 mijë janë të pakënaqur (Veliaj mori 160 mijë vota në zgjedhjet e vjetshme, dhe rivalët e tij morën rreth 140 mijë vota).

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një sondazh të ngjashëm të para katër muajve, plot 59% e votuesve kryeqytetas më rezultonin të kënaqur me punën e deriatëhershme të Veliajt.  Firoja e kuotave pozitive (prej 4 pikë përqindjeje) ka ndodhur kryesisht tek segmenti i zgjedhësve që nuk votuan vjet për Veliajn ose që nuk votuan fare.

Më poshtë janë të renditura rezultatet e tjera kryesore të sondazhit.

Rreth 40% e popullsisë urbane të Tiranës mendon se drejtimi ku ka punuar më mirë Bashkia në 10 muajt e parë të mandatit të Veliajt është pastrimi (26% e të anketuarve zgjodhën këtë opsion kur u pyetën dhe 14% deklaruan se çdo gjë është bërë mirë).

Rreth 46% e popullsisë urbane të Tiranës mendon se drejtimi ku ka punuar më keq Bashkia në 10 muajt e parë të mandatit të ri është riparimi i rrugëve/rrugicave (24% e të anketuarve zgjodhën këtë opsion kur u pyetën dhe 22% deklaruan se çdo gjë është bërë keq).

Pritmëritë më të shumta pozitive për tri vitet e ardhshme janë për ndriçimin, pastrimin dhe përmirësimin e qendrës së qytetit (përkatësisht, 69%, 64% dhe 59% e të anketuarve kishin pritmëri pozitive në këto drejtime).

Pritmëritë më të pakta pozitive për tri vitet e ardhshme janë për shtimin e hapësirave të gjelbra, përmirësimin e trafikut dhe për rritjen e kapacitetit të shkollave/koshteve publike (përkatësisht, vetëm 41%, 42% dhe 53% e të anketuarve  kishin pritmëri pozitive në këto drejtime).

Numri i përgjigjeve optimiste për këto punë të bashkisë në tri vitet e ardhshme është më i madh se i atyre pesimiste.

Prioritetet kryesore të kryeqytetasve për tri vitet e ardhshme janë shtimi i parqeve/këndeve të lojrave (28% mendojnë kështu), shtimi i kapacitetit të shkollave/kopshteve (27% mendojnë kështu), dhe riparimi i rrugëve/rrugicave (25% mendojnë kështu).

Respublica.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?