Shqipëria përballet këtë të enjte me Finlandën në një sfidë vendimtare për Grupin C1 të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë, me 9 pikë, synojnë fitoren për të konsoliduar vendin e parë dhe për t’u hakmarrë për humbjen 2-1 në Helsinki. Njëkohësisht, Shqipëria kërkon të thyejë ecurinë negative ndaj nordikëve, të cilët kanë fituar 5 nga 8 përballjet mes tyre.
35’- GOOOOOOL SHQIPËRIA 1-0! Shpërthen festa në “Air Albania”. Ernest Muçi shënon një supergol me të jashtmen, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit.
33’- Tjetër pritje spektakolare nga portieri i Finlandës. Hradecky ndal një gjuajte të fortë të Asllanit nga jashtë zone.
32’- Kartoni i parë i verdhë. Ndëshkohet Walta te Finlanda, për ndërhyrje të gabuar ndaj Hysajt.
29’- Tjetër tentativë nga larg e Ernest Muçit, por Hradecky e ndal pa shumë probleme.
23’- Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë, me Asllanin që i afrohet golit të avantazhit, por gjen një pritje të shkëlqyer nga portieri mik.
22’- Ernest Muçi teston portierin e Finlandës me një gjuajtje nga jashtë zone, por pret Hradecky.
18’- Aksion shumë i mirë nga Shqipëria. Laçi shtyn përpara dhe pason për Pilon, i cili nuk e mbyll dot aksionin. Topi ndalet në zonë nga miqtë.
12’- Ndërhyrje vendimtare nga Pilo në zonë. Mbrojtësi i majtë largon një top të rrezikshëm të Finlandës.
10’- Rrezikon Finlanda. Kallman provon me kokë, por shkon jashtë.
5’- Goditja e parë nga këndi për Shqipërinë. E ekzekuton Kristjan Asllani, por pa sjellë asnjë rrezik në portën e finlandezëve.
2’- Menjëherë rrezikshëm Shqipëria. Pilo del i zbuluar në të majtë dhe pason në zonë për Laçin, gjuajtja e këtij të fundit shkon jashtë, pa rrezikuar portën.
0′- Starton sfida. Luhet për fitore në “Air Albania”.
Lexoni edhe:
FOTO/ Mesazhi prekës i tifozëve kuqezi në ”Air Albania”, banderola me syrin e Erjon Vishkullit
Emocione në ”Air Albania”, Armando Sadiku merr duartrokitjet e fundit si kuqezi
Yjet e Kombëtares zbresin në fushë, gati për duelin me Finlandën
Shqipëria zbulon formacionin kundër Finlandës, Maran bën zgjedhjet e tij
