Kuqezinjtë mbërrijnë në “Loro Boriçi”, do luhen 15 minutat e mbetura

Stuhia e fuqishme la ndeshjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, në minutën e 75 pezull.  Sot do luhen 15 minuta lojë për të shpresuar në një fitore për kombëtaren kuqezi ndaj Maqedonisë. 

Pas konsultimeve mes UEFA-s e dy federatave u vendos që minutat e mbetura të eliminatores së parë të botërorit Rusi 2018 për kombëtaren shqiptare të zhvilloheshin ditën e sotme në orën 14:00.

Kur kanë mbetur pak më shumë se 60 minuta nga rinisja e takimit, në “Loro Boriçi” kanë zbritur edhe një herë lojtarët kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht në Shkodër nuk ka reshje, por koha është e vrenjtur dhe nuk premton shumë. Megjithatë shpresojmë që në këto 15 minuta të mos përsëritet moti i keq i mbrëmjes së kaluar dhe lojtarët tanë të dalin në lojën e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?