Kuqezinjtë në 2024, kreu i KMSH: Zoti e bekoftë Shqipërinë, kjo është dhuratë e mrekullueshme
Aktualitet E Premte, 17 Nëntor 2023 21:47
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu thotë se skuadra kuqezi i bëri një dhuratë të mrekullueshme vendit. “Në nëntorin e festave kombëtare, Skuadra Kombëtare e Futbollit na bën një dhuratë të mrekullueshme, duke na kualifikuar në Kampionatin Europian 2024 për të dytën herë! Kualifikim i merituar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe suksese të mëtejshme djemve të kombëtares!”, theksoi Spahiu.