Kur diktatorucit i ikën truri!
Nga: Bardh Spahia
Ka shkumbëzuar në mbledhjen me të vetëve, duke u dhënë edhe socialistëve e rilindistëve imazhin real, atë të një njeriu të paqëndrueshëm që kupton se në një sistem demokratik, sado të përpiqet, nuk mund të nënshtrojë çdo pushtet, jo se nuk do donte, siç ka bërë në këto 6 vjet në fakt.
Njeriu që ende nuk ka lexuar ligjet, që i venë kufi çmendurisë edhe njerëzore përvecse politike, po kërkon të shpikë mekanizma që t’i plotësojnë delirin që ia njohin mirë të vetët “kush do më ndalojë mua?“. E pra nëse nuk ia kanë thënë, ka një ndalues të fortë që quhet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Për ata që nuk do vendosin filtrin për përrallat e këtij kryeministri, e sidomos për socialistët që kanë ende integritet, një kujtesë se Presidenti nuk shkarkohet me rezolutë por vetëm me iniciativë parlamentare, propozim nga ¼ e deputetëve dhe miratim nga 2/3 at.
Nëse arrin votat, vendimi është nul pa miratimin nga Gjykata Kushtetuese! Tani të shohim nëse do nënshtrojë edhe KQZ, bazuar në dekretin e Presidentit, ka detyrimin vetëm ta zbatojë, pra të ndalojë punën për zgjedhjet dhe fushatën elektorale të partive! Të tjerat, sic i pëlqen piktorit dështak, janë dokrra hini!
KOHA JONË SONDAZH

